Site icon Telegrafi

Dembele niset për Finlandë, do operohet nga Sakari Orava

Ousmane Dembele u lëndua ndaj Getafes, por tifozët e Barcelonës morën një lajm të keq pas ndeshjes.

Klubi katalunas njoftoi se lojtari do të jetë jashtë fushës katër deri në gjashtë muaj.

Lojtari sot (e hënë) u nis drejt Finlandës për t’u operuar te specialisti Sakari Orava.

Operimi do të bëhet të martën dhe për informata tjera pritet njoftimi nga klubi i Barcelonës.

Dembele u ble gjatë verës nga Dortmundi për 105 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version