Site icon Telegrafi

Dembele u përpoq të ikte fshehurazi pa e kryer dënimin për ndeshjen e humbur në stërvitje

(Foto: Twitter/ESPN)

Ousmane Dembele është përpjekur të largohet fshehurazi nga stërvitja e Barcelonës pa e kryer dënimin që ishte pjesë e ekipit humbës.

Derisa një pjesë e bashkëlojtarëve festonin që fituan në stërvitje, pjesa tjetër duhej të bënin pompa para se të largoheshin.

Mirëpo, francezi deshi të largohej pa e kryer dënimin, porse këtë nuk ia lejuan lojtarët e ekipit fitues.

Ndryshe, Dembele e ka rinovuar kontratën me Barcelonën dhe duke mjaft i disponuar teksa bisedonte me bashkëlojtarët kundërshtarë.

Lexo po ashtu Zyrtare: Ousmane Dembele rinovon kontratën me Barcelonën

Sipas Mundo Deportivo, ai kishte mbajtur një fjalim në zhveshtore pasi e zgjati qëndrimin për dy vite të tjera.

Madje gjatë fjalimit kishte kërkuar të bëhej kapiten duke i habitur futbollistët tjerë, për t’u treguar më pas se thjesht po bënte shaka. /Telegrafi/

Exit mobile version