Telegrafi

Dembele tregon se çfarë i tha Suarezi atij para debutimit ndaj Espanyolit

Ousmane Dembele ka zbuluar se cfarë i ka thënë Luis Suarez para ndeshjes ndaj Espanyoli në të cilën ai debutoi.

Në këtë takim Barça fitoi me rezultat 5-0 dhe francezi asistoi te goli i fundit në takim.

“Suarez më tha të që t’ia pasoja topin dhe se ai do të shënonte”.

“Ia pasova dhe ai shënoi, jam shumë i lumtur”, ka thënë Dembele pas ndeshjes.

“Jam shumë i lumtur, është e çuditshme të luajë së bashku më të mirët në botë, ishte një fitore e mirë dhe kisha shumë emocione. Kam përmbushur një ëndërr”, shtoi për fund sulmuesi. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=e2hmi3MzYBo