Site icon Telegrafi

Dembele do t’i mungon dy-tri javë Barcelonës

Ousmane Dembele (Foto by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Sulmuesi i Barcelonës. Ousmane Dembele përsëri është lënduar dhe do të jetë jashtë fushave në mes të tre dhe katër javëve, njoftoi klubi katalanas.

Futbollisti francez është dëmtuar gjatë ndeshjes kundër Lyonit (5:1) në tetën e finales së Ligës të Kampionëve.

Ai luajti vetëm për 20 minutat e fundit, shënoi një gol, por nuk e festoi shkaku i dhimbjes në këmbë dhe shpinë.

Ousmane Dembele (Foto by Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Testet mjekësore të sotme treguan se lojtari duhet të largohet për një pushim të ri, siç bëri në janar për dy javë ndërsa ka pasur më parë probleme të mëdha me shtyllën kurrizore.

Kjo do të thotë se sulmuesi 21-vjeçar do të humbasë ndeshjet në La Liga kundër Betisit, Espanyolit, Villarrealit dhe Atletico Madridit, dhe ndoshta duelin e parë të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.

Ndryshe, franceze ka shënuar gjithsej 14 gola këtë sezon, duke përfshirë tre në Ligën e Kampionëve – Lyon, PSV dhe Tottenham. /Telegrafi/

Exit mobile version