Barcelona fitoi ndaj Leganes me rezultat 3-1 në La Liga, një nga më të mirë në këtë ndeshje ishte Ousmane Dembele.
Francezi shënoi golin e parë në takim, bëri një paraqitje fantastike, por fatkeqësisht lëshoi fushën më herët për shkak të lëndimit.
Lojtari është lënduar në kyçin e këmbës së majtë dhe tani Barça ka konfirmuar lëndimin e tij, duke njoftuar tifozët se lojtari do të jetë jashtë fushës për 15 ditë.
21-vjeçari këtë sezon ka shënuar 13 gola në 27 ndeshje, përkundër së sezoni i tij u përcoll me disa probleme me trajnerin Ernesto Valverde.
Ndal Leganes ishte ndeshja e tij e 50 me fanellën e klubit katalunas që nga transferimi i tij nga Borussia Dortmund në verën e 2017 për 105 milionë euro, plus 40 milionë në formë të bonuseve.
Mungesa e Dembeles është një lajm i mirë për Philippe Coutinhon, që tani do të ketë më shumë hapësirë në skuadër.
Lojtari kështu do të mungojë në dy ndeshjet e Kupës së Mbretit ndaj Sevillas dhe atë ndaj Gironas në La Liga. /Telegrafi/