Telegrafi

Dembele do ta mbajë numrin 11 dhe është blerja më e shtrenjtë në histori të Barcelonës

Ousmane Dembele është lojtari më i ri i Barcelonës.

Lojtari erdhi nga Borussia Dortmund ku kaloi për 105 milionë euro dhe 45 të tjera bonuse.

Kjo është blerja më e shtrenjtë në histori të Barcelonës, duke kaluar blerjen e Neymar dhe Luis Suarez.

Sulmuesi anësor do ta mbajë numrin 11 te Barcelona.

Dembele mund të luajë për Barcelonën që në fundjavë. /Telegrafi/