Ousmane Dembele e ka kompletuar stërvitjen e parë te Barcelona dhe do të jetë i gatshëm për Ligën e Kampionëve.
Sipas asaj që raporton Marca, sulmuesi francez është stërvitur me bashkëlojtarët e tij te skuadra katalunase dhe dukej në formë.
Dembele nuk është paraqitur për Barcelonën që nga muajin shkurt, pas lëndimit që kishte pësuar në gju.
💪 @Dembouz pic.twitter.com/ymxmiICB7Q
— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 28, 2020
Që kur u transferua në vitin 2017 nga Borussia Dortmundi, francezi ka vuajtur nga lëndimet e njëpasnjëshme.
Fillimisht Dembele u lënduar në muajin nëntor të vitit të kaluara, e me t’u rikthyer në muajin shkurt në stërvitje, u lëndua sërish.
Sulmuesi do të mund të luajë ndaj Napolit në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve që rikthehet në muajin gusht. /Telegrafi/