Telegrafi

Dembele “pëlqen” transferimin e Lindelofit, tifozët e Unitedit shpresojnë në transferimin e tij (Foto)

Sulmuesi i Borussia Dortmund, Ousmane Dembele ka shkaktuar fluksin e një transferimi te Manchester Unitedi me veprimet e tij në mediat sociale.

Sipas The Mirror, edhe pse Dembele kohëve të fundit ka pohuar të jetë i lumtur në Dortmund, tifozët e Unitedit do të jenë të ngazëllyer nga aktiviteti i tij i fundit i mediave sociale.

Dembele ka reaguar pozitivisht ndaj transferimit të Unitedit për mbrojtësin e Benficas, Victor Lindelof.

Lexo po ashtu Lindelof është mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të Unitedit (Foto)

Sulmuesi i Dortmundit po i mbante sytë në procedurat dhe madje i dha konfirmimin e transferimit të tij një “like” të shpejtë kur u shfaq në rrjetin social Twitter.

Interesant është që ish-mbrojtësi i Unitedit, Mikael Silvestre, e mbikëqyri lëvizjen e Dembele në Dortmund verën e kaluar si shef sportiv i Rennes.

Gjithashtu është shfaqur sot se Dembele është në bisedime për bashkimin me agjencinë e Mino Raiolas këtë verë. /Telegrafi/

Pëlqimet e Dembeles!