Site icon Telegrafi

Dembele mund t’i luajë të dielën minutat e para me Barcelonën pas zhurmës së madhe në janar

Ousmane Dembele të dielën mund të marr minutat e tij të para me Barcelonën, pasi ai është ‘falur’ nga Xavi dhe bordi i klubi, ku në afatin kalimtar dimëror ai nuk u larguar klubi edhe pse katalunasit e donin këtë gjë.

Pasi ishte në tribuna në ndeshje me Athletic Bilbaon, francezi u përfshi në skuadrën për të luajtur kundër Atletico Madrid, por nuk kishte minuta, megjithëse Xavi shpjegoi pas ndeshjes se kishte në mendje t’i jepte minuta, por që përjashtimi i Dani Alves e la atë pa mundësi për të bërë më shumë ndryshime.

Ndërkohë ai i dëgjoi tifozët kur e fishkëllenin kur u tha emri i tij në altoparlant si pjesë e formacionit. Ishte Xavi që kërkoi që fishkëllimat të përfundonin drejt francezit.

Duket e pamundur që Dembele të jetë titullar, pasi Xavit i doli shumë mirë formacioni kundër Atletico Madridit me sulmin e përbërë nga Adama Traore, Ferran Torres dhe Gavi dhe gjithashtu ka mundësinë për t’i dhënë Aubameyang startin e tij të parë, por është shumë e mundur e diela të jetë rikthimi i francezëve në ekip.

Dembele tashmë e di se çfarë do të thotë të shënosh në stadiumin e Espanyol pasi ai e ka bërë në sezonin 2018/19, kur Barça fitoi 4-0. /Telegrafi/

Exit mobile version