Ousmane Dembele duket se ka pasur një perspektivë të re pas largimit nga Barcelona.
Ai tregon për një nivel lirie taktike që i ofrohet nga trajneri i tij aktual, Luis Enrique, në krahasim me eksperiencën e tij te skuadra katalunase.
Kjo liri i ka lejuar të eksperimentojë në role të ndryshme në fushë, duke e ndryshuar dinamikën e lojës së tij.
“Luis Enrique më jep më shumë liri se sa kisha (te Barca). Ai më lejon të luaj si sulmues i brendshëm ose në ndonjë nga krahët, si ’10’, si një nëntë fals”, ka thënë Dembele.
“Unë kam pasur më shumë liri në gjysmën e dytë të sezonit. Kam ngecur te Barcelona, por tani mund të zhvilloj lojën time”, shtoi francezi.
Nën drejtimin e Enriques, Dembele arriti një nivel tjetër loje, duke shënuar suksese të mëdha dhe duke pasur një ndikim të madh në lojën e skuadrës.
Kjo e ka përmirësuar aftësinë e tij si një playmaker, një rol që ai po vazhdon të kultivojë edhe tani, pavarësisht pozicionit të tij në fushë. /Telegrafi/