Telegrafi

Dembele flet për Neymarin gjatë prezantimin

Ousmane Dembele është prezantuar para tifozëve të hënë, ndërsa ka folur edhe për zëvendësimin që do t’i bëjë Neymarit te Barcelona.

Rreth 20 mijë fansa janë mbledhur për të në Camp Nou.

“Neymar është një nga më të mirët në botë, është një lojtar i shkëlqyer. Unë vijë nga sezoni i im i dytë si profesionist dhe jam duke u përmirësuar”, ka thënë Dembele.

“Jam i lumtur që jam këtu, është një ëndërr e bërë realitet që nënshkrova me Barcelonën. Dua të luaj sa më shumë ndeshje që është e mundur”, ka thënë Dembel.

Dembel tha se nuk është i shqetësuar për shifrat e paguar për të. /Telegrafi/