Ousmane Dembele është lënë jashtë skuadrës së Barcelonës së Xavi Hernandezit për ndeshjen e dytë radhazi.
Diskutimet mes lojtarit dhe klubit për një kontratë të re kanë ngecur kohët e fundit dhe besohej se kjo ishte arsyeja e përjashtimit të tij nga lista e skuadrës për ndeshjen e Kupës së Mbretit kundër Athletic Bilbao.
Megjithatë, arsyeja e mungesës së tij këtë herë, është se Dembele kishte telefonuar klubin për t’i informuar ata se ai nuk ishte në dispozicion pasi nuk ishte mirë me shëndet.
🚨 𝐒𝐐𝐔𝐀𝐃 𝐋𝐈𝐒𝐓 🚨
⚽️ #AlavésBarça pic.twitter.com/MIa3S1PT9Y
— FC Barcelona (@FCBarcelona) January 23, 2022
Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë faqja e Barcelonës në Tëitter, ku ka shkruar se francezi ka probleme me stomakun.
“Në Ciutat Esportiva Joan Gamper pritej këtë mëngjes, lojtari i ekipit të parë, Ousmane Dembele, por nuk u shfaq për shkak të një shqetësimi në stomak”, shkroi klubi në llogarinë e tyre zyrtare.
Pavarësisht këtij mesazhi zyrtar të Barcelonës, shumë besojnë se Dembele, duke pasur parasysh situatën e tensionuar mes tij dhe klubit, ka dashur të shmangë sikletin e lënies jashtë skuadrës edhe një herë. /Telegrafi/
[MEDICAL UPDATE]
Expected at Ciutat Esportiva Joan Gamper this morning, first-team player, Ousmane Dembélé, was a no-show due to a stomach upset
pic.twitter.com/gHFQRkw0po— FC Barcelona (@FCBarcelona) January 23, 2022