Site icon Telegrafi

Dembele e ‘çmend’ Xavin, harron orarin e stërvitjeve: “Kujtova që kishim pasdite”

Xavi ua ka bërë të qartë lojtarëve të Barcelonës se duhet të paraqiten në qendrën stërvitore 1 orë e gjysmë përpara fillimit, një nga rregullat kryesorë të vendosura nga 41-vjeçari.

Ousmane Dembele u vonua 3 minuta disa ditë më parë, duke u kthyer në lojtarin e parë të Barcelonës që gjobitet prej momentit që Xavi është ulur në stolin e ekipit.

Sulmuesi francez ka gabuar sërish në seancën e së martës, ku skuadra kishte dy seanca stërvitore.

Trajneri e ka biseduar me të  pas përfundimit të stërvitjes dhe është befasuar nga përgjigja e lojtarit.

“Harrova, kujtoja se e kishim stërvitjen pasdite dhe jo paradite”, i ka thënë 24-vjeçari Xavit.

Dembele është një nga lojtarët më problematik në futbollin modern, pasi shpesh nuk shkon në stërvitje, shkaku se deri në orët e vona luanë video lojërra.

Tani pritet që Xavi ta dënojë sërish, një dënim që nuk do ta harrojë. /Telegrafi/

Exit mobile version