Site icon Telegrafi

Dembele ‘detyroi’ të gjithë bashkëlojtarët të lëviznin nga vendet e tyre, vetëm që të ulej afër Aubameyangut

Ousmane Dembeles duket si ka munguar partneriteti me Pierre-Emerick Aubameyang që prej kohës kur ishin së bashku te Borussia Dortmundi.

Sulmuesi francez më në fund më të luajë sërish me gabonezin, derisa rrugët e tyre ishin ndarë para disa vitesh.

Dembele kishte kaluar te Barcelona, derisa Aubameyang kishte kompletuar transferimin te Arsenali, por u ribashkuan në afatin kalimtar të janarit.

Lexo po ashtu Xavi u bën thirrje tifozëve të Barcelonës që mos ta vërshëllejnë Dembelen

Në një video të publikuar nga EPSN, francezi shihet duke i larguar bashkëlojtarët e tjerë nga vendet e ulura në bankën rezervë, vetëm që të ishte afër gabonezit.

Natyrisht se mirësjellja e lojtarëve për atë kërkesë ishte e realizueshme dhe ata filluan t’i shkëmbenin vendet.

Aubameyang kaloi te Barcelona si lojtar i lirë, shkaku që Arsenali e kishte dënuar për sjellje disiplinore dhe e lejoi atë të transferohej në Camp Nou, duke i shkëputur kontratën. /Telegrafi/

Exit mobile version