Sulmuesi francez, Ousmane Dembele ka synime të qarta dhe dëshiron të mbetet te Barcelona edhe për shumë vite.
Ish-lojtari i Borussia Dortmundit ka edhe 18 muaj nga marrëveshja e tij aktuale dhe ka qenë i lidhur me një largim nga Camp Nou.
Manchester United, Chelsea dhe Juventus ishin klube më të lidhur me një transferim të Dembeles.
Por, sulmuesi francez thuhet se dëshiron të zgjasë edhe më shumë qëndrimin e tij në Camp Nou, pasi ndihet mirë.
Sipas gazetës katalunase Sport, Dembele dëshiron të angazhohet për një kontratë të re në Barcelona.
Megjithatë, vendimi i takon drejtuesve të klubit nëse do ta mbajnë apo jo, pasi kanë probleme të mëdha financiare kohëve të fundit. /Telegrafi/