Telegrafi

Dembele i dërgon mesazh Barcelonës mes interesimit të Juventusit dhe Unitedit

Ousmane Dembele lë të kuptohet se ai mund të rinovojë kontratën e tij në Nou Camp, pavarësisht zërave që e lidhin atë me Juventus dhe Manchester United.

Francezi i skadon skadon në fund të sezonit dhe bisedimet mes klubit dhe përfaqësuesit të lojtarit kishin ngecur për një kohë të gjatë.

Vazhdimi i kontratës së Dembeles dukej e pamundur deri pak muaj më parë, por trajneri i ri i Barcelonës, Xavi duket se e ka bindur ish-yllin e Borussia Dortmundit të nënshkruajë një marrëveshje të re me katalanasit.

Lexo po ashtu Tre gjigantë evropianë në ‘luftë’ për Dembelen

Gjatë kësaj konference për shtyp, ish-mesfushori tha se rinovimi i Dembeles ishte një prioritet për klubin, por në fillim të nëntorit, presidenti Joan Laporta tha se negociatat ishin ‘më të ngadalta se sa pritej’ duke i dhënë shpresë Juventusit dhe Manchester United.

Megjithatë, aktiviteti i fundit i 24-vjeçarit në rrjetet sociale duket se sugjeron se ai ka gjasa të nënshkruajë një marrëveshje të re në Camp Nou.

Dembele postoi stemën e Barcelonës në një nga storiet e tij më të fundit në Instagram për të theksuar vazhdimin e tij në klub.

Ndoshta, kjo do të thotë gjithashtu se e ardhmja e tij do të jetë në Barcelonë dhe jo në Torino apo Mançester. /Telegrafi/