Rinovimi i kontratës së Ousmane Dembele me Barcelonën nuk ka qenë kurrë më afër se tani.
Francezi, kontrata e të cilit me Barcelonën skadoi në fillim të muajit, aktualisht është pa ekip, por dëshiron të vazhdojë të mbajë fanellën e Blaugranave.
Realiteti është se ka vetëm disa detaje që e ndajnë lojtarin nga rinovimi me Barcelonën.
Duhet vetëm edhe një shtytje e fundit për të përfunduar një operacion që po zvarritet prej muajsh mes palëve.
Kontrata e afruar për lojtarin është për dy sezone të tjera.
Siç qëndrojnë gjërat, duket se marrëveshja mund të bëhet shpejt dhe francezi do të vazhdojë qëndrimin në Kataluni.
Xavi dëshiron të ketë në dispozicion sa më shpejt francezin, që të jetë e mundur që ai të jetë e ekipin që nga para-sezoni me shokët e tij. /Telegrafi/