Telegrafi

Demat 500 kilogramësh përplasen fuqishëm, ngordhin në vend (Video,+18)

Një video shokuese e publikuar në internet tregon dy dema të cilët pas një përplasje, ngordhin në vend.

Ngjarja, ku ndeshën dy dema me peshë rreth gjysmëtonësh, thuhet se ka ndodhur në veri të Spanjës, në Sanguesa në Navarra, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Po bëhej gati t’i ekzekutonte, njëri nga pengjet i rrëmben armën ekstremistit të ISIS-it! (Video)

Incidenti ndodhi pasi ata ishin lënë të lirë në një arenë përplasjesh, pas mbërritjes nga një fermë në afërsi të qytetit të Avilës.

Ata thuhet se do të viheshin në provë kundër një matadori, të shtunën.

Sanguesa është duke kremtuar festivalin e saj vjetor, gjatë së cilit njerëzit vrapojnë para demave në rrugët e qytetit.

Dhe lidhur me këtë video, ka pasur reagime nga më të ndryshmet. Një kritik i ngjarjes kishte shkruar në rrjetet sociale: “Së paku janë kursyer nga tortura”.

Ky incident vjen pas një varg vdekjesh në “luftë” kundër demave në gjithë Spanjën, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Deshi të bënte një “selfie”, kryengritësi sirian hedh veten dhe shokët e tij në erë (Video)

Në korrik, toreadori profesional Victor Barrio, 29, vdiq kur një dem e “shpërtheu” atë në mes të gjoksit.

Matadori ishte dërguar në spital pa vetëdije dhe doktorët nuk mund të bënin asgjë për të “ringjallë” atë dhe për t’ia shpëtuar jetën.

Në po të njëjtin muaj, një nënë e dy fëmijëve vdiq pasi ishte goditur nga një mëshqerrë në një festival ku ajo po merrte pjesë, bashkë me burrin dhe një nga fëmijët e saj.

Lexo po ashtu U kthye në shkollë pas pushimeve verore, por askush nuk e njohu (Foto)

Sofia Lopez Gonzalez ishte përpjekur për të shpëtuar nga kafsha duke “u fshehur” pas rrethojave por pa sukses. 47-vjeçarja u kap me bri nga kafsha dhe pësoi një dëmtim fatal në barkun e saj. Ajo vdiq disa orë më vonë në spital. /Telegrafi/