Site icon Telegrafi

Demarkacioni u bë gabimisht

Shefi i Katedrës së Gjeodezisë në Universitetin e Prishtinës, Përparim Ahmeti ka bërë me dije se procesi i demarkacionit me Malin e Zi është zhvilluar komplet gabim.

Ai ka thënë se me këtë marrëveshje është vendosur një kufi që kurrë nuk ka ekzistuar më parë.

Në një intervistë për “Epokën e re”, Ahmeti ka vlerësuar se me versionin aktual të demarkacionit Kosova jo vetëm se do të humbë territor, por do të jetë e detyruar ta ndërroj edhe flamurin.

Ai ka bërë me dije se të gjitha faktet e dëshmojnë vijën Kullë-Çakorr si kufi mes të Kosovës dhe Malit të Zi që nga viti 1945.

Ahmeti u ka bërë thirrje deputetëve që me votën e tyre të vendosin në interes të shtetit të Kosovës, duke e konsideruar demarkacionin si çështje mbi interesat individuale dhe partiake. /Telegrafi/

Exit mobile version