Site icon Telegrafi

Demarkacioni pritet të ratifikohet para vizitës së Joe Biden në Kosovë

Koalicioni qeverisës do të përpiqet ta ratifikojë marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi para vizitës së Zëvendëspresidentit Joe Biden i cili do të jetë në Prishtinë më 17 gusht.

Bëhet me dije se projektligji i marrëveshjes së demarkacionit do të dërgohet në Kuvend javën e ardhshme.

Data më e përafërt mund të jetë 11 gushti.

Burime të Gazetës Express brenda Qeverisë thonë se demarkacioni pritet të ratifikohet para ardhjes së Joe Biden në Kosovë.

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do ta vizitojë Kosovën më 17 gusht.

Exit mobile version