Site icon Telegrafi

Demarkacioni nuk zgjidhet me flamuj

Ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi, i ka bërë thirrje pushtetit dhe opozitës kosovare që të dalin nga pozicionet që kanë dhe të dialogojnë për të gjetur një zgjidhje për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Minxhozi një intervistë për gazetën “Zëri” ka thënë se çështja e demarkacionit nuk zgjidhet duke vendosur flamuj, por duke dialoguar dhe ka porositur palët që të kenë më pak sherre mes vete. Sipas tij, rol të rëndësishëm në këtë çështje mund të luajë edhe shoqëria civile.

Ai është shprehur i kënaqur me shkallën e bashkëpunimit në mes të Shqipërisë dhe Kosovës, derisa si të arritur të rëndësishme e ka paraqitur lajmin për largimin e kontrollit të dyfishtë kufitar në mes të dyja vendeve..

Exit mobile version