Komisioni për Punë të Jashtme, nesër do ta shqyrtojë Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.
Mbledhja e Komisionit, nis nga ora 10 :00, ku pikë e vetme e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi i Projektligjit për demarkacionin me Malin e Zi.
Përndryshe, pas shqyrtimit në Komisionet përkatëse, ky projektligj pritet të shkoj për ratifikim në Kuvendin e Kosovës.
Ndërsa pritet mbajtja e mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, e cila do të caktoj seancën e radhës për këtë javë, ku pikë e rendit të ditës me gjasë do të jetë ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi, i cili tash e një kohë të gjatë vazhdon të kundërshtohet nga partitë opozitare, por dhe nga disa deputetë të partive në koalicionin qeverisës.