Site icon Telegrafi

Demarkacioni, as në seancën e ardhshme

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka mbajtur mbledhje me kryetarët e grupeve parlamentare, në të cilën është vendosur që më 29 shtator të jetë seanca e ardhshme e Kuvendit të Kosovës.

Në këtë mbledhje i pranishëm ishte edhe kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, i cili tha se Kosova është çliruar nga një ankth, meqë demarkacioni nuk është në rend dite.

“Mendoj që Qeveria ka hequr dorë nga ky version dhe mu për këtë nuk po e shihni në rend dite. Në rend dite nuk ka ndonjë çështje që mund të përfitojnë qytetarët, por koalicioni qeverisës për interesa të ngushta kanë nguti”, ka thënë Lekaj.

Më tej, ai ka deklaruar se në Kuvend duhet të debatohet çështjet që janë në interes të vendit, e jo të individëve.

“Versioni i demarkacionit është i vdekur”, shtoi Lekaj.

Exit mobile version