Site icon Telegrafi

Demarkacioni në Kuvend, këtë javë

Këtë javë pritet që Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin mes Kosovës e Malit të Zi të dalë për shqyrtim në seancë plenare, pavarësisht kundërshtimeve të opozitës dhe një grupi të ekspertëve.

Kuvendi i Kosovës, pavarësisht kundërshtimeve të mëdha dhe tensionimit të situatës, do ta qesë në shqyrtim Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi në një seancë plenare, e cila pritet të mbahet këtë javë, shkruan “Zëri”.

Pozita është e vendosur që të ratifikojë këtë Marrëveshje, derisa opozita bën thirrje për refuzimin e saj, përndryshe do të tensionohet situata.

Tashmë, materiali rreth këtij Projektligji u është shpërndarë deputetëve dhe vetëm pritet shqyrtimi i tij, në njërën nga seancat që do të vendosë Kryesia e Kuvendit. Të enjten, Kuvendi u gjuajt me armë antitank, ndonëse zyrtarisht ende nuk është bërë e ditur nëse ky sulm ndaj institucionit më të lartë ligjvënës e përfaqësues ka të bëjë me demarkacionin me Malin e Zi.

Shteti duhet t’i kryejë detyrat

Por, pavarësisht këtij akti dhe kundërshtimit të madh që partitë opozitare po i bëjnë Marrëveshjes për Demarkacionin, partitë në pushtet thonë se duhet t’i kryejnë detyrat e shtëpisë. Nënkryetari i Kuvendit nga PDK-ja, Xhavit Haliti, ka thënë për “Zërin” se ata e kanë obligim që çështjet që i dërgon Qeveria t’i qesin në rend dite. /Zëri/

Exit mobile version