Telegrafi

Demarkacioni mund të prodhojë “Kumanovën 2”! (Video)

Kontestimi i marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi nga ana e banorëve të asaj zonë mund të provokojë tensionim të situatës.

Banorët e asaj zonë kanë paralajmëruar se nuk e pranojnë versionin aktual të marrëveshjes mes dy shteteve.

Edhe njohësit e çështjeve të sigurisë druajnë se nëse nuk merren parasysh qëndrimet e qytetarëve atëherë ka rrezik se mund të përsëritet rasti i njohur si Kumanova në Maqedoni.