Site icon Telegrafi

Demarkacioni mbledhë deputetët e opozitës

Projektligji për demarkacionin ka bërë që në Komisionin për Punë të jashtme, të jenë të pranishëm dhe deputetë të opozitës, të cilët nuk janë anëtarë të këtij komisioni.

Në Komisionin për Punë të Jashtme të pranishëm janë edhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, si Donika Kadaj, Albulena Haxhiu, Driton Çaushi dhe Ismail kurteshi, përveç Puhie Demakut dhe Zafir Berisha, të cilët janë anëtarë të këtij komisioni.

Në këtë mbledhje të Komisionit për Punë të Jashtme pritet të shqyrtohet Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi. /Telegrafi/

Exit mobile version