Telegrafi

Demarkacioni me Malin e Zi po shqyrtohet në komisione

Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, po fillon të shqyrtohet nëpër komisionet e Kuvendit të Kosovës

Ky projektligj sot do të shqyrtohet në Komisionin për Punë të Jashtme. E, pas shqyrtimit të këtij projektligji edhe në komisione të tjera, i mbetet Kryesisë së Kuvendit që ta caktojë datën e seancës për shqyrtim të këtij projektligji.

Ndërkohë, kufiri – sipas kësaj marrëveshjeje * është i papranueshëm për banorët e asaj pjese, për ekspertët dhe për opozitën. Këta të fundit kanë paralajmëruar se do të protestojnë, si brenda Kuvendit ashtu edhe jashtë tij, për ta parandaluar miratimin e këtij projektligji.