Telegrafi

Demarkacioni lëkund koalicionin (Video)

Analistët politikë në vend vlerësojnë se Qeveria nuk duhet të lejojë ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit pasi siç thonë ata kjo do të prodhojë konflikt dhe incidente brenda Kosovës.

Mirëpo, sipas tyre, nëse kjo marrëveshje nuk arrin të ratifikohet atëherë mund të ndodh të këtë përçarje në mes koalicionit PDK-LDK.

Politologu, Donik Sallova thotë se dështimin eventual të marrëveshjes së Demarkacionit, Partia Demokratike do të mundohet t’ia faturojë LDK-së.