Qeveria ka vendosur që Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi ta riprocedojë në Kuvend muajin tjetër, pasi ka përfunduar punën Komisioni për Matjen e Territorit, përderisa partitë opozitare paralajmërojnë kundërshtimin
Ky vendim ka ardhur pas konstatimit të Komisionit për Matjen e Territorit, sipas të cilit, Kosova nuk humb territor me këtë Marrëveshje, shkruan “Zëri”.
Pavarësisht të të gjeturave të këtij Komisioni, qëndrimet e opozitës kundër Marrëveshjes mbeten të palëkundura.
Në anën tjetër, analistët politikë në vend shprehen skeptikë nëse opozita do të ndërrojë mendje sa i përket çështjes së kufijve.
Politologët duke e vlerësuar vendimin e Komisionit si të pritur theksojnë se çështja e demarkacionit ka mbetur aty ku ka qenë – pa asnjë risi në të. /Zëri/