Site icon Telegrafi

Demarkacioni, gjatë qershorit në Kuvend

Vizita e presidentit të Kosovës në Gorazhdec të Pejës, të mërkurën, nuk ka kaluar pa u folur edhe për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Shef i misionit diplomatik i Malit të Zi në Kosovë, Radovan Miljaniq, gjatë kësaj vizite e bëri publike informatën që ia kishte dhënë “miqësisht” presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, se çështja e demarkacionit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi do të dalë gjatë muajit qershor në Kuvendin e Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Diplomati malazias nuk sheh se do të ketë probleme në kalimin e asaj marrëveshje, pasi, sipas tij, nuk ka pasur probleme as mes Qeverisë malaziase dhe asaj kosovare.

Ndërkaq, presidenti Hashim Thaçi shprehu besimin e plotë në Kuvendin e Kosovës se do të marrë vendim të drejtë dhe se çështja e demarkacionit me Malin e Zi do të përmbyllet në një periudhë sa më të shkurtër kohore. /Telegrafi/

Exit mobile version