Kosova qe një vit është zhytur në krizë të thellë politike, pasi që ka nënshkruar Marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
Opozita dhe disa deputetë të koalicionit qeverisës e fajësojnë Qeverinë për këtë krizë, duke thënë se ekzekutivi i vendit nuk i respektoi vendimet e Kuvendit
Më 26 gusht bëhet një vit prej se Kosova është futur në një krizë të thellë politike për shkak të nënshkrimit të Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
Subjektet opozitare patën deklaruar se me këtë Marrëveshje Kosova i humb rreth 8200 hektarë tokë, prandaj filluan protestat në rrugë dhe në Kuvend.
Tani opozitarët dhe disa deputetë të koalicionit qeverisës thonë se kriza është shkaktuar nga arroganca e Qeverisë, madje, sipas tyre, ekzekutivi i vendit ka mbajtur të fshehta disa dokumente për procesin e demarkacionit dhe nuk i ka marrë parasysh vendimet e Kuvendit, shkruan ‘Zeri’.