Telegrafi

“Demarkacioni duhet rrëzohet në Kuvend e të shkojë në Arbitrazh”

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, thotë se demarkacionin duhet të dertohet në arbitrazh.

“Për demarkacionin nuk ka rrugë tjetër, pos arbitrazhit ndërkombëtar. Për të ndodhur kjo duhet të sillet në Kuvend versioni aktual dhe të rrëzohet dhe kështu krijohet kontest juridik e politik me Malin e Zi. Të tjerat janë lojëra politike dhe vonesa të panevojshme”, ka shkruar Murati në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/