Site icon Telegrafi

Demarkacioni i duhet Kosovës për liberalizimin e vizave, Malit të Zi i duhet për anëtarësimin në NATO

Procesi i anëtarësimit të Malit të Zi në NATO është duke shkuar drejt përfundimit dhe marrëveshja për anëtarësim do të hyjë në fuqi pas ratifikimit nga të gjitha vendet anëtare të aleancës. Kjo, ani pse Mali i Zi e Kosova ende nuk kanë përcaktuar vijën kufitare me njëra tjetrën.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, për Koha.net ka thënë se çështja e Demarkacionit të kufirit edhe për Malin e Zi është e nevojshme në procesin e anëtarësimit në NATO. Por, ka shtuar se nuk është kusht i pakapërcyeshëm, derisa NATO synon që ta pranojë Malin e Zi me demarkacion të kryer.

“Thjesht, tashmë po afrohet koha kur të dy shteteve u ngutet për Demarkacion: Kosovës për liberalizimin e vizave, ndërsa Malit të Zi për anëtarësimin në NATO”, tha Ramadani.

Kjo, sipas tij, është rast i mirë për rinegocim.

“Prandaj, mendoj se të dy shtetet duhet të ulen edhe njëherë dhe të ripërcaktojnë pikat kontestuese për Kosovën dhe të vazhdojnë tutje si fqinj të mirë që janë”, ka përfunduar Ramadani.

Exit mobile version