Site icon Telegrafi

BE: Demarkacioni dhe luftimi i korrupsionit, pastaj liberalizimi i vizave

Demarkacioni me Malin e Zi, sikurse dhe luftimi i korrupsionit, janë dy kushte të panegociueshme për Brukselin dhe vetëm pas plotësimit të këtyre kushteve Kosova mund t`i japë fund izolimit dhe të lëvizë pa viza.

Këtë qëndrim rreth vizave, evropianët ia ritheksuan mbrëmë ministres së Integrimit, Dhurata Hoxha, përcjell televizioni publik.

Të mërkurën, diplomati Christian Danielsson, gjatë qëndrimit në Prishtinë, ka thënë se qëndrimi i BE-së për demarkacionin është i prerë.

Kjo iu kërkua edhe presidentit Hashim Thaçi gjatë vizitës në SHBA.

Exit mobile version