Pas incidentit të djeshën në hapësirat e Tv 21 kur sigurimi i ish kryeministrit Gruevski u fut me dhunë për të fshirë fotografinë nga telefoni i gazetarit të Tv 21, ka reaguar Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton Telegrafi Maqedoni.
”Pjesëtarët e sigurimit shtetëror dhe të punësuar në MPB kanë vepruar sipas detyrave dhe planeve. Sigurimi ka filluar të xhiroj pa mos u identifikuar si gazetar ose kameraman. Legjitimimi i gazetarit është bërë në një restoran dhe jo brenda objektit të Tv 21. Me mirësjellje i është kërkuar të fshi fotografinë dhe materialet tjera.” thonë nga MPB./Telegrafi/
Gjithashtu lexo: Ja fotografia që sigurimi i Gruevskit kërkoi të fshihet (Foto)