Dje (e mërkurë) në mediat online kanë qarkulluar spekulimet për një lidhje të mundshme mes këngëtares Fifi dhe artistit të ri Ibro Deliu.
I gjythë dyshimi erdhi nga një video e publikuar në rrjetin social Instagram, ku Fifi kishte qenë prezente në ditëlindjen e të apostrofuarit, teksa ky i fundit e ka prezantuar në video si “gruan e tij”.
Por mesa duket gjithçka është bërë vetëm për të krijuar situata komike, teksa disa prej mediave e kanë marrë seriozisht videon në Instagram, duke ngritur edhe aludime lidhur me raportet mes tyre.
Por, kundrejt kësaj çështje ka reaguar artisti Ibro Deliu, i cili ka publikuar një status në rrjetin social ‘Facebook’, përmes së cilit demanton gjithë këtë lajm, duke e quajtur si të pavërtetë, dhe duke treguar se mes tij dhe Fifit nuk ka asgjë më shumë veçse një miqësi të mirë.
“Deshta me sqaru që mes meje dhe Filloretës (FIFI-t) gjithmonë ka pas shoqni edhe kurr ma shumë se shoqni nuk ka pas për shumë arsye duke fillu prej moshës dhe shumë tjera. Filloreta është një person me shumë vlera që m’ka ndejt afër me kshillat e saj dhe e konsideroj si motër t’madhe. E ndjeva t’nevojshëm replikimin për arsye se ka pas shumë keqkuptime”, kanë qenë fjalët e tij. /Telegrafi/