Eshtë demantuar informacioni se Shefqet Krasniqi mund të ketë deklaruar ndonjë gjë rreth valltares provokative, Kallashit.
Përfaqësues të hoxhës kanë deklaruar për Telegrafin se informacioni është i shpifur nga disa forume anti-islame dhe se hoxha Shefqet Krasniqi asnjëherë nuk e ka bërë një deklaratë të tillë.
Sipas tyre Shefqet Krasniqi nuk merret me Kallashin, e se ai nuk e di se ajo gjendet në Qabe, pasi ai për vete gjendet dhe është i zënë pikërisht në vendin e shenjt të muslimanëve.
Ata i kanë bërë lutje mediave që të kenë kujdes me këto informata dhe shpifje. /Telegrafi/