Ministria e kulturës demanton ashpër informacionet se do të barokizohet pamja e jashtme e objekteve kombëtare, si Opera dhe Baleti i Maqedonisë dhe Biblioteka kombëtare universitare „Shën Klimenti i Ohrit“, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Kjo ministri i trajton si informacione të kota dhe të pavërteta. Sipas tyre, një barokizim i këtyre objekteve nuk do të ndodhë pasi që këto objekte janë ndërtuar në shekullin e kaluar dhe sipas ideve konkrete dhe se pamja e tyre është autentike./Telegrafi/