Vetëm pas dy jave në postin e kryeministrit, deputeti i AAK-së Shkumbin Demaliaj, ka kërkuar dorëheqjen e të parit të Qeverisë, Albin Kurti.
Sipas tij, Kurti të premten në Munih, edhe pse e ka në qeverinë e tij ministrin e Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, ka hedhur akuza ndaj ish-ministrit Pal Lekaj për zyrtarët që nënshkruan marrëveshjen për linjën hekurudhore me Serbinë.
“Pal Lekaj është deputet dhe nuk ka zyrtarë më në Ministrinë që e ka udhëhequr”, ka thënë Denaliaj.
Ai ka thënë se dorëheqja Kurtit i bën nderë, ngase sipas tij nuk është në gjendje për të udhëhequr me shtetin.
“Kurti, ju jeni kryeministër dhe keni një ministër në Ministrinë e Infrastrukturës, njëfarë Abdixhikun që po merret me tenderë, sapo ka hyrë në ministri..!! Po thotë që unë po anuloj tendera..! Mos se u bëre horë..Dorëheqja të bën nderë. Nuk je për këtë punë!
Rroftë Bashkimi Kombëtarë. Harrova me të pyetur: Qysh ish Vuçiqi, dhe a ja hoqe taksën 100% Serbisë”, ka shkruar ai në Facebook./Telegrafi/