Telegrafi

Demaliaj: Qeveria lejon rritjen e deveve dhe prodhimin e aeroplanëve, por ndalon rregullimin e rrugëve e kanalizimeve

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demaliaj ka komentuar vendimin e Qeverisë lidhur me veprimtaritë qe lejohen të punojnë gjatë pandemisë së coronavirusit.

Demaliaj ka thënë se Qeveria ka lejuar nxjerrjen e naftës, peshkimin në det të hapur, rritjen e deveve etj, por ka ndaluar ndërtimin e rrugëve, shkollave, kanalizimeve, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Lista e plotë e veprimtarive të cilat lejohen të punojnë gjatë kësaj kohe

Postimi i plotë i deputetit:

Në bazë të listës së veprimtarive të lejuara dhe të ndaluara, qeveria e Kosovës ka vendosur si në vijim:
Lejohet:
1. Nxjerrja e naftës
2. Peshkimi në det të hapur
3. Rritja e deveve
4. Prodhimi i armëve
5. Prodhimi i aeroplanëve dhe anijeve kozmike
6. Prodhimi i lokomotivave
Ndërsa, ndalohet ndërtimi i rrugëve, kanalizimeve, shkollave, ambulancave, punimi i tokava bujqesore,blegtoret dhe kullosat etj.

Në bazë të listës së veprimtarive të lejuara dhe të ndaluara, qeveria e Kosovës ka vendosur si në vijim:Lejohet: 1….

Publiée par Shkumbin Demaliaj sur Mercredi 15 avril 2020