Telegrafi

Demaku: Shpejt do të dihet emri i kandidatit të PDK-së për kryetar të Drenasit

Kon firmimi i dënimit të Grupit “Drenica”, pjesë e të cilit janë edhe dy kryetarë të Komunave, ka bërë që Skenderaj dhe Drenasi të shkojnë përsëri në zgjedhje për të parin e komunës.

I pari i Drenasit, Nexhat Demaku, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij, pasi që Gjykata e Apelit ia ka konfirmuar dënimin që ka dhënë Gjykata Themelore e Mitrovicës.

Ai ka theksuar për Telegrafin se dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në këtë komunë është e fuqishme dhe ka shumë kuadro të përgatitura, duke shtuar se “jemi njëra nga degët më të fuqishme në tërë Kosovën”.

Lexo po ashtu Drenasi me kryetar të dorëhequr, priten zgjedhje të reja

“Njëherë nuk ka emra, por besoj se kryesia e degës do të vendosë në një afat të shpejt kohor. Synimet e degës janë që me dalë sa më mirë, dhe besoj se kanë me ia arrit. Unë po besoj që e gjitha do të bëhet më kohë, sepse normalisht duhet konsulta më të gjera për të ardhur te një alternativë sa më e mirë”, ka thënë Demaku për Telegrafin.

Ndryshe, Nexhat Demaku ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të komunës dhe të kryetarit të degës së PDK-së në Drenas.

Ky vendim i tij vjen pasi që Gjykata e Apelit ua ka konfirmuar dënimin që ka dhënë Gjykata Themelore e Mitrovicës, më 15 maj të vitit 2015.

Nexhat Demaku ishte dënuar me 3 vjet burg së bashku edhe me vëllain tjetër Fadil Demaku në rastin “Drenica II”./Telegrafi/