Në një sesion të plotë të punës së Kuvendit, Qeveria e Kosovës nuk e ka proceduar asnjë projektligj në fushën e sigurisë.
Komisioni për punë të brendshme, siguri e mbikëqyrje të FSK-së, në këtë periudhë nuk ka pasur punë me asnjë projektligj të ri.
Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka thënës e Qeveria po i lë pa punë derisa target kryesor kanë qenë dy ligje të domosdoshme, ai për shndërrimin e FSK-së në Forcë të Armatosur dhe për pensionimin e parakohshëm të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.
Por, menjëherë ka reaguar kryesuesi Fadil Demaku duke thënë se komisioni e ka kryer punën e tij dhe nuk ka pasur ngecje, ndërsa nuk është faji i tyre pse Qeveria nuk sjell projektligje.
Demaku ka thënë se çështja e shndërrimit të FSK-së në Forcë të Armatosur është politike e nuk varet shumë nga komisioni.
Ndërsa, Nuredin Ibishi i LDK-së deklaroi se është problem të bindet Lista Serbe derisa ata kanë shumë trysni nga Beogradi.