Site icon Telegrafi

Delja ikën nga kaspai dhe futet në market

Një dele hyri në një market duke ikur nga kasapi. Ajo eci brenda marketit për disa minuta, duke bërë që shumë klientë të qeshin me të, dhe së shpejti kasapi u përfshi, por vetëm për të nxjerrë delen.

“Dera e marketit u hap dhe ajo vetëm hyri brenda, ajo bëri një shëtitje të vogël rreth frutave dhe pastaj kasapi e nxori atë”, tha një lexues, transmeton Telegrafi.

Pas disa minutash, njëri prej arkëtarëve thirri kasapin për ta nxjerrë jashtë delen. 

“Përndryshe në këtë market hyjnë qen ose mace, por delet nuk hyjnë kurrë. Ishte qesharake, qëndroi nja dy minuta dhe humbi pak në hyrje ku kishte karroca, por ne menjëherë njoftuam kasapin, kështu që ai e ndihmoi atë të dilte”, thanë punëtorët e marketit në Kroaci. /Telegrafi/

Exit mobile version