Telegrafi

Deliu: Së shpejti do të dalim me kandidatët për kryetar të komunave, do të ketë edhe emra të rinj

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka thënë se në zgjedhjet lokale që do të mbahen 22 tetor PDK do të dal edhe me kandidatë të rinj për kryetar komunash.

Deliu këto komente i bëri pas mbledhjes së Kryesisë së PDK-së.

“Mbledhja që mbajtëm është në vazhdën e zgjedhjeve lokale. Takimet  e PDK-së janë të rregullta. Kemi diskutuar për lista të kandidatëve dhe ishte një diskutim i mirë dhe i frytshëm. Do t’i përmbahemi të gjitha afateve ligjore”, ka thënë Deliu.

Ajo po ashtu tha se ka shumë kandidatë, e që janë të interesuar t’i hyjnë garës për asamblistë.

“Mbi 300 personalitete të njohura do të jenë pjesë e listave zgjedhore të PDK-së. PDK do të garoj me platformën më të mirë për të ofruar mundësi më të mira për qytetarët dhe për të fituar bindshëm në komunat që jemi në opozitë…, tha Deliu. /Telegrafi/