Site icon Telegrafi

Deliu përshëndet propozimin e Thaçit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Foto: Arkiv

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka përshëndetur vendimin e presidentit Hashim Thaçi, për t’i propozuar Parlamentit dekretin për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të coronavirusit.

Deliu ka thënë se asnjë masë e shtuar për të mbrojtur jetën e qytetarëve nuk është e tepër,  siç ka pohuar ajo në situata të tilla kur përballemi me një pandemi të shkaktuar nga një virus i panjohur.

“Të respektojmë të gjithë këto masa të ndërmarra nga institucionet shtetërore dhe të tregojmë durimin e duhur. Do të shihemi së shpejti”, ka shkruar deputetja Deliu në Facebook, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Abazi: Kryeministri Kurti kundër gjendjes së jashtëzakonshme

Ndryshe, presidenti Hashim Thaçi pas mbledhjes që ka pasur mbrëmë me Këshillin e Sigurimit, ka deklaruar se do t’i propozojë Kuvendit që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme. Vendimi i presidentit nuk është përkrahur nga kryeministri Albin Kurti, i cili ka konsideruar se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme nuk është e nevojshme./Telegrafi/

 

Exit mobile version