Tashmë është konfirmuar se i nominuari për kryeparlamentar nga koalicioni PAN do të jetë Kadri Veseli.
Kështu bëri të ditur deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra.
Ajo konfirmoi se PAN ka vendosur që Kadri Veseli të jetë kandidati për kryeparlamentar.
“Në ora 10:00 do të nis seanca dhe i nominuari i vetëm i koalicionit PAN është Kadri Veseli”, ka konfirmuar deputetja e PDK-së, Blerta Deliu pak para fillimit të seancës konstituive. /Telegrafi/