Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra në Info Magazine të Klan Kosovës ka komentuar vizitën e ndihmës sekretares së Departamentit të Shtetit amerikan, Victoria Nuland.
Ajo ka përgëzuar AAK-në dhe Nismën për kthimin në Kuvend.
“Është mirë që një ditë pas vizitës së zonjës Nuland dy partitë kanë vendosur t’i kthehen punës në Kuvend. Vullneti duhet të jetë i barabartë karshi punës që ne e kryejmë e jo vetëm për shkak të vizitave nga jashtë”, tha ajo.
“Një shtet ligjor nuk mund të funksionoj pa luftim të krimit dhe korrupsionit dhe mesazhet e zonjës Nuland ishin të qarta”.
“Ndihmës sekretarja ka pasur takime me opozitën në Shqipëri, por një gjë të tillë nuk e ka bërë në Kosovë”, ka thënë ajo, njofton Klan Kosova.