Abuzimi seksual ndaj nxënëses 16 vjeçare nga Drenasi, fillimisht nga profesori i saj e pastaj edhe nga polici dhe doktori i cili kreu abortin e saj, ka nxitur reagime të shumta.
Deputetja e PDK-së, Blerat Deliu-Kodra, ka kërkuar që të gjithë këta të marrin dënimin e merituar.
“Vajza e mitur nga Drenasi është skllavëru seksualisht prej disa niveleve. Abuzimi me të fillon prej shkollës në të cilën ka ndjekur mësimet, vazhdon me policin i cili do të duhej me e hetu rastin dhe përfundon me doktorin i cili ka kryer abortin ndaj një të miture në ordinancën e tij private.
Të gjithë fajtorët e përfshirë në këtë akt makabër zingjiror duhet të marrin dënimin e merituar.”, ka shkruar Deliu-Kodra. /Telegrafi/