Site icon Telegrafi

Delev: Nuk do të rriten çmimet e perimeve

Sa i përket paralajmërimit për rritje drastike të çmimit të perimeve nga ana e tregtarëve, zëvendësministri i ekonomisë Hristijan Delev ka deklaruar se vërshimet nuk do të reflektojnë në rritjen e çmimit, por nëse vjen deri te kjo, do të ndërhyhet në këtë pjesë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Të jeni të sigurt se Qeveria nuk do ta lejojë këtë dhe do të ndërhyjë gjithkund ku do të ketë nevojë. Nëse do të ballafaqohemi me mungesë të produkteve, kemi zgjidhje. Ata mund të importohen dhe një pjesë e madhe e këtyre prodhimeve tani më importohen. Nuk është logjike që në këto pesë ditën e fundit në mënyrë enorme të rriten çmimet, nëse nuk janë rritur deri më tani.

Këto janë spekulime të dikujt që dëshiron të përfitojë. Qeveria nuk do ta lejojë këtë”, ka thënë për mediat zëvendësministri i ekonomisë, Hristijan Delev./Telegrafi/

 

Exit mobile version