Site icon Telegrafi

“Delet e zeza” te Zidanes – kur francezi nuk të do largimi ose qëndrimi në stol është i sigurt

Dani Ceballos kishte deklaruar kohë më parë se Zinedine Zidane nuk ka folur me të dhe largimi nga Real Madrid erdhi shkaku i marrëdhënieve midis trajnerit dhe lojtarit.

Ishin të habitshme këto fjalë pasi Ceballos është në huazim te Arsenali, por duket se ai nuk ka shpresa të kthehet në Santiago Bernabeu, sa të jetë trajner Zidane.

Duhet të theksohet se Ceballos nuk është lojtari i vetëm që ka pasur probleme me trajnerin e Real Madridit.

Marca më poshtë i ka zgjedhur ‘delet e zeza’ të Zidanes.


Alvaro Morata

Morata u kthye në kryeqytetin spanjoll si yll, pas dy vitesh të shkëlqyera në Juventus, ku ishte një nga lojtarët kryesor, duke luajtuar pothuajse 100 ndeshje, ku shënoi 27 gola dhe shkëlqeu në Ligën e Kampionëve.

Zidane e mirëpriti me krahë të hapur pasi i duhej Nr.9, por kurrë nuk i dha atij minutat që dëshironte.

Morata ishte vendimtare në atë sezon ku klubi fitoi dy trofe, duke luajtur 43 herë dhe duke shënuar 20 gola. Ai nuk i bindi drejtuesit dhe kaloi te Chelsea.


Mateo Kovacic

Kroati pati një sezon më shumë se Morata pavarësisht se ishte një nga lojtarët për ‘planin B’ në sezonin 2016/17.

Zidane e shihte atë si një lojtar të rëndësishëm, por jo të luajë para Casemiros, Toni Kroosit apo Luka Modricit në ndeshjet e mëdha.

Durimi i erdhi fundi dhe Kovacic ndoqi hapat e Moratës dhe u largua drejt Chelseat.


James Rodriguez

Ashtu si Morata, James u largua pas sezonit 2016/17, pasi nuk ishte i kënaqur me rolin e zëvendësuesit.

Ai u bashkua me Bayern Munichun për dy sezone.

I ribashkuar në Spanjë verën e kaluar, ishte e qartë se James nuk u kërkua nga trajneri. Ai kishte disa minuta në fillim të sezonit, por shpejt ra.


Gareth Bale

Uellsiani është i vetmi që nuk e ka lënë Madridin pavarësisht se ka folur kundër trajnerit  dhe ka qëndruar për tri vite me probleme në klub – dy prej të cilave nën drejtimin e Zidanes.

Francezi e bëri të qartë verën e kaluar se dëshironte që Gareth Bale të ikte, por nuk i gjet blerës për të.

Është e qartë që mes francezit dhe sulmuesit anësor nuk ka marrëdhënie.


Dani Ceballos

Ceballos është i fundit që vuan nën drejtimin e Zinedine Zidane.

Klubi donte të mbështetej tek ai pas Kampionatit Evropian U21, ku tregoi lojëra të mira, por Zidane ia hapi derën e largohimit.

Ai aktualisht është te Arsenal dhe duke se gjasat për rikthim janë të vogla.


/Telegrafi/

Exit mobile version